Sport

Sir Bobby Charlton, fanela e veshur nga legjenda në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1966, shitet në ankand!

Fanela e veshur nga Sir Bobby Charlton në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1966, mes Anglisë dhe Portugalisë, ka gjetur një pronar të ri, i cili e bleu atë për 67.500 euro në ankand.

15 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Sir Bobby Charlton, fanela e veshur nga legjenda në gjysmëfinalen e

ANGLI - Sir Bobby Charlton u nda nga jeta tetorin e kaluar në moshën 86-vjeçare dhe të hënën pasdite bota e futbollit anglez i dha lamtumirën atij me të gjitha nderimet e nevojshme gjatë një ceremonie përkujtimore, që u zhvillua në Mançester.

Një ditë më vonë u njoftua se fanela historike që ai veshi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1966, ku shënoi të dy golat në fitoren 2-1 të Anglisë ndaj Portugalisë për t'i çuar në finalen e madhe, u shit në ankand.

Në fakt, shuma e dhënë ishte shumë e lartë, ku “BBC” zbuloi se është gjetur një blerës privat, i cili ka paguar 67 mijë e 500 euro, për ta bërë të tijën një trashëgimi të respektuar të futbollit të futbollit anglez.

Sir Bobby Charlton e ka veshur fanelën me stemën kombëtare gjithsej 106 herë dhe është ndalur në 49 gola, ndërsa në nivel kolektiv ka luajtur për 17 vite te Manchester United, duke shënuar 249 gola në 758 ndesshje me “Djajtë e Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll