Sport

Man.City po përgatitet të nënshkruajë me një 15-vjeçar të Leeds United...

Skuadra e Pep Guardiolës do të vazhdojë të investojë te lojtarët e rinj

14 Nëntor 2023, 18:57 Nga DOSJA
Man.City po përgatitet të nënshkruajë me një

ANGLI - Finley Gorman është një mesfushor sulmues 15-vjeçar, që tashmë luan për U-18 të Leeds United. Tani, sipas “The Athletic”, Manchester City po përgatitet të paguajë të paktën një milion paund për të siguruar nënshkrimin e lojtarit të ri.

I njëjti organ thekson se marrëveshja ende nuk është finalizuar, por që të dy klubet shpresojnë se transferimi do të ndodhë. Ky investim i ri i Manchester Cityt vjen pas deklaratave të Pep Guardiolës në konferencën për shtyp para duelit me Chelsean, ku vlerësoi nënshkrimin e lojtarëve të rinj. 

“Është shumë e rëndësishme sepse është një çështje financiare dhe sportive. Ne gjithmonë përpiqemi të sjellim lojtarë të rinj për të filluar karrierën e tyre dhe për të bërë emër në botën e futbollit këtu”.

Dëshmi për këtë, është investimi i Guardiolës për 18-vjeçarin Rico Lewis, i cili ka luajtur tashmë 33 ndeshje për Manchester City që nga sezoni i kaluar, si dhe investimi i përbashkët prej 150 milionë eurosh i bërë verën e kaluar, me nënshkrimin e sulmuesit Jérémy Doku (te Rennes) dhe mbrojtësi Josko Gvardiol (te RB Leipzig). 

Skuadra që kryeson Premier Ligën tani do të fokusohet tek Finley Gorman, i cili sezonin e kaluar, në moshën 14 vjeç e 326 ditë, u bë lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në kampionatin e Premierligës në nivelin U-18. 

Këtë sezon, Gorman bëri debutimin e tij për ekipin e Anglisë U-16.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll