Sport

“Nuk më pëlqen të luaj si nmri ‘9’, por besoj te Ancelotti”

Rodrygo foli për zgjedhjet e trajnerit të Real Madridit dhe tha se skema aktuale e italianit favorizon më shumë lojën e Bellingham.

15 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA

“Nuk më pëlqen të luaj si nmri ‘9’, por besoj

SPANJE - Pas një faze më pak produktive te Real Madridi, për sa i përket golave, Rodrygo e rafinoi sërish objektivin dhe u shfaq entuziast, pavarësisht se nuk luajti në pozicionin ku ndihet më rehat.

“Gjërat nuk po funksiononin për mua, por tani jam kthyer. Nuk mund të fajësoj askënd, ishte faji im, ishte një pozicion i ri dhe po përshtatesha. Tani kam më shumë liri, por korridoret i bëra. Është pak e vështirë të luash si ‘9’ atje, por trajneri beson se mund ta bëj...”,- ka treguar sulmuesi brazilian për radio COPE.

“Ai e di që nuk më pëlqen të luaj si ‘9’, por besoj te trajneri”,- shtoi Rodrygo, i cili foli edhe për parashikimin e Carlo Ancelottit se do të shënojë më shumë se Jude Bellingham: “Është njësoj, por sigurisht, Vini dhe unë jam i avancuar. Skema që kemi tani e ndihmon më shumë Judën, por ne po përmirësohemi.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll