Sport

Emocionuese, Diaz takon për herë të parë babain pas rikthimit nga rrëmbyesit!

Imazhe tronditëse në Kolumbi, me Luis Diaz duke takuar babanë e tij për herë të parë që nga rrëmbimi i tij.

14 Nëntor 2023, 21:01 Nga DOSJA
Emocionuese, Diaz takon për herë të parë babain pas

KOLUMBI - Futbollisti i “The Reds” përjetoi, në periudhën e mëparshme, momente shumë të vështira. Prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi. Rrëmbyesit fillimisht liruan nënën e tij, ndërsa atij iu desh të priste edhe dy javë për lirimin e babait të tij, Luis Manuel Díaz .

Luis Diaz udhëtoi për në atdheun e tij për ndeshjet e kombëtares së vendit dhe vizitoi familjen e tij në Barranquilla. Kështu 26-vjeçarji ka pasur rastin të takojë prindërit për herë të parë, pas aventurës së tyre, me pamjet tronditëse.

Federata e Futbollit të Kolumbisë publikoi disa foto, ku Diaz përqafon për herë të parë babanë e tij, i cili kaloi dymbëdhjetë ditë në duart e rebelëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selección Colombia (@fcfseleccioncol)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll