Sport

El Ghazi padit Mainzin për ndërprerjen e kontratës, mesfushori mbështeti Palestinën

Anwar El Ghazi u lirua nga Mainz, për mbështetjen e tij ndaj Palestinës. Mesfushori holandez padit klubin e Bundesligës.

15 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA

El Ghazi padit Mainzin për ndërprerjen e kontratës, mesfushori

GJERMANI - Seria mes Anwar El Ghazi dhe Mainz vazhdon, pasi mesfushori holandez do të me një proces gjyqësor kundër klubit gjerman, siç raporton “Bild”.

Konkretisht, ai ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje në gjykatën e punës në Mainz, për të provuar nëse ndërprerja e njëanshme e kontratës së tij ishte e paligjshme apo jo.

Sikurse dihet futbollisti holandez (me rrënjë marokene) u shpreh në rrjetet sociale në favor të Palestinës në konfliktin me Izraelin. Ekipi e thirri atë për të kërkuar falje, por El Ghazi nuk u tërhoq dhe ai u la i lirë nga Mainz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll