Sport

Duke synuar Barçën dhe Realin, ai thotë: “Jam i qartë për vendimin që dua të marr”

Nico Williams përfundon kontratën e tij me Athletic Bilbao në qershor 2024

15 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

Duke synuar Barçën dhe Realin, ai thotë: “Jam i

SPANJE - Nico Williams, sulmuesi i Athetic Bilbao, i cili ka tërhequr interes nga Barcelona  dhe Real Madrid, është vetëm pak muaj larg përfundimit të kontratës dhe tashmë ai e di hapin e radhës në karrierën e tij.

“Të kesh skuadra të mëdha si Barça, Real Madrid, apo klube në Angli, që më shikojnë, do të thotë se po e bëj mirë punën time”,- tha sulmuesi i skuadrës baske, në një deklaratë për “El Periódico de España”.

“Unë e kam të qartë vendimin që dua të marr, por në fund është diçka që duhet të merren përfaqësuesit e mi, ata që kanë qenë me mua, që kur isha 11 vjeç. Dhe aty janë prindërit, vëllai im... Të shohim, por jam shumë i qetë dhe dua të vazhdoj kështu”, theksoi 21-vjeçari spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll