Sport

Agjentja e Erling Haaland beson se sulmuesi do të jetë "lojtari me vlerë një miliardë!"

Rafaela Pimenta shpjegoi se si norvegjezi mund të bëhet futbollisti i parë që gjeneron një shumë kaq të madhe parash

14 Nëntor 2023, 19:17 Nga DOSJA
Agjentja e Erling Haaland beson se sulmuesi do të jetë "lojtari

ANGLI - Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, dha një intervistë për “The Guardian” në të cilën ajo tregoi sesi futbollisti 23-vjeçar mund të bëhet lojtari i parë që ka lëvizur më shumë se një miliard euro në karrierën e tij.

Pimenta, e cila trashëgoi agjencinë e lojtarëve që i përkiste Mino Raiolës pas vdekjes së tij në 2022 dhe së cilës i përkiste edhe Haaland, sqaroi se ai nuk i referohej vlerës së transferimit të një lojtari, por "të gjithë paketës së krijuar gjatë karrierës së tij”. 

“Në ditët e sotme, ju mund të luani deri në moshën 35 vjeç, duke menduar për pagën tuaj, tarifën e transferimit, të ardhurat nga televizioni, sponsorët, shitjet e biletave, fanelat... Me një lojtar si Erling, është e mundur të arrihen miliarda euro.”

Agjentja dha edhe një shembull tjetër më teknologjik: “Në metaverset, për shembull, unë mund të shes një shenjë dixhitale Haaland për 2 mijë euro për 100 milionë njerëz në Indi, Kinë, Brazil, Meksikë... ndoshta do të arrijmë në një pikë, ku ne mund të shohim një lojë futbolli me syze virtuale që zgjojnë të njëjtat emocione si ato në stadium.”

Pimenta përfundon kështu: "Kur flas për një miliardë euro, unë përdor disa shumëzues, që shkojnë përtej atyre të zakonshëm." Erling Haaland së fundmi doli në vendin e dytë në votimin për “Topin e Artë” 2023  dhe, këtë sezon, ka shënuar tashmë 17 gola në 18 ndeshje për Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll