Sport

Ten Haag nuk ishte në funeralin e Sir Bobby Charlton, kritikat nuk mungojnë: "Një turp..."

Gazetari Richard Keys nuk e fal trajnerin holandez të Manchester United…

14 Nëntor 2023, 18:24 Nga DOSJA
Ten Haag nuk ishte në funeralin e Sir Bobby Charlton, kritikat nuk

ANGLI - Ceremonia e varrimit për Sir Bobby Charlton, një figurë ikonë në historinë e Manchester United dhe futbollit botëror, u zhvilluan këtë të hënë. Një event ku morën pjesë shumë fytyra të njohura nga futbolli anglez e më gjerë, për t'i dhënë lamtumirën e fundit ish-lojtarit legjendë.

Erik ten Haag, trajneri i Mançester Junajtid, humbi ceremoninë, duke e justifikuar mungesën e tij me “angazhime të pashmangshme në Holandë”. Një justifikim që nuk i ka pëlqyer Richard Keys, ish-prezantues i “Sky Sports”, i cili aktualisht është komentator në Katar.

"Nuk më intereson se çfarë do të thotë ai me 'angazhime të pa shtyra në Holandë'. Nuk ka asgjë që justifikon mungesën e tij në funeralin e Sir Bobby Charlton. Është një turp. Nuk do të kishte United nëse nuk do të kishte emra si Sir Bob. Pushoftë në paqe. Faleminderit për gjithçka që bëtë për ne”, ka postuar ai në rrjetin social ‘X’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll