Sport

VIDEO/ Panik në Skoci! Ylli i Celtic humb ndjenjat, pas një goditjeje të dhunshme: "Nuk mbaj mend asgjë çfarë ka ndodhur"…

Kyogo Furuhashi në një dyluftim me Slobodan Rubezic, mbeti në fushë dhe u dërgua me urgjencë në spital

14 Nëntor 2023, 18:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Panik në Skoci! Ylli i Celtic humb ndjenjat, pas një goditjeje

SKOCI - Kyogo Furuhashi, ylli japonez i Celtic, krijoi një situatë frike të madhe të dielën, gjatë duelit kundër Aberdeen. Është e vërtetë që skuadra e tij fitoi me një rezultat mbresëlënës 6-0, por stadiumi ngriu nga frika dhe ankthi, kur lojtari aziatik në një dyluftim me Slobodan Rubezic mbeti në fushë dhe humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Të hënën në spital, ai ka treguar se as që e mban mend se çfarë ka ndodhur: “Nuk e di sa kohë ka kaluar, apo si jam larguar nga fusha. Nuk mbaj mend asgjë... Kur më kanë thënë në spital se gjithçka ishte në rregull, ndjeva se perënditë e futbollit ishin aty për të më mbrojtur”.

Kujtojmë se Slobodan Rubezic u ndëshkua me karton të verdhë dhe loja vazhdoi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll