Sport

Një shtet i ri i shtohet FIFA-s dhe UEFA-s, por Shqipërisë mund t’i duhet vizë amerikane nëse bie në të njëjtin grup!

Skuadrat e hendbollit të këtij vendi nga veriu luajnë në kampionatet e Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa p.sh. Groenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ashtu si edhe Ishujt Faroe, ndaj kanë mundësi të luajnë kualifikueset evropiane.

14 Nëntor 2023, 17:58 Nga DOSJA

Një shtet i ri i shtohet FIFA-s dhe UEFA-s, por Shqipërisë mund

GROENLAND - Skuadra e futbollit e Groenlandës mund të jetë pjesëmarrëse në kualifikueset evropiane për Botërorin 2030, që do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Një shtet i ri i shtohet FIFA-s dhe UEFA-s, por Shqipërisë mund

Futbolli është luajtur në mënyrë aktive në Groenlandë që nga viti 1959, por kombëtarja e tyre nuk është ende anëtare e plotë e FIFA-s dhe kjo mund të përfundojë së shpejti. Në Groenlandë, ata duan që kombëtarja e tyre të luajë kualifikueset për Kupën e Botës në vitin 2030, por ka një pikëpyetje në të gjithë historinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KAK Greenland Football Association (@kak_gfa_1971)

FIFA duhet të pajtohet se në cilën zonë do të luajë Groenlanda? Skuadrat e hendbollit të këtij vendi nga veriu luajnë në kampionatet e Amerikës Veriore dhe Qendrore, ndërsa p.sh. Groenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, ashtu si edhe Ishujt Faroe, ndaj kanë mundësi të luajnë kualifikueset evropiane. Gjeografikisht, ata janë më afër kontinentit të Amerikës së Veriut, por kulturalisht dhe nga ana gjuhësore, me afër Europës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KAK Greenland Football Association (@kak_gfa_1971)

Në rast se Groenlanda vendos për kualifikimet evropiane, ekziston mundësia për t'i parë edhe në kualifikimet për EURO 2028, nëse bëhen anëtarë të plotë të UEFA-s. Ylli i parë është Mathias Christensen i cili luan për Helsingorin e Danimarkës, Rene Eriksen Petersen luan për Klaksvik në Ishujt Faroe, Adam Eijer luan për Koge të Danimarkës dhe Nemo Thomsen për Kolding.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll