Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina përplaset me motorin, humb jetën shoferi (EMRI+VD)

31 Tetor 2019, 06:59 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina përplaset me motorin,

Lezhë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë  në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” në Shënkoll të Lezhës. Mësohet se është përplasur një makinë me një motor dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Tom Deda, 55-vjeç.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vend, ndërsa makina ka përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës. Ndërkohë është lënduar edhe drejtuesi i makinës, i cili është shoqëruar në Polici.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën

Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje në lezhë aksident me vdekje në lezhë

Sondazh

Poll