Aktualitet

“Ajo është motra e shokut tim”/ Flet ish i dashuri i 30-vjeçares që braktisi foshnjën: S'e dija që ishte shtatzënë! Nuk ia fal kurrë

Ai shtoi se në dijeni të marrëdhënies së tyre ka qenë edhe nëna e 30-vjeçares, e cila ishte dakord për lidhjen e tyre.

14 Nëntor 2023, 13:36 Nga a.l
“Ajo është motra e shokut tim”/ Flet ish i dashuri i
Me Zemër të Hapur

TIRANË- Detaje të reja nga braktisja e më pas vdekja e foshnjës që u braktis nga nëna 30-vjeçare në magazinën e pallatit në Yzberisht. Pas rrëfimit të kësaj të fundit, emisioni me 'Zemër të Hapur' ka mundur të kontaktojë edhe me babain e foshnjës. Ai pretenon se 30-vjeçarja nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë. 

Ai tregoi në emisionin “Me zemër të hapur”, të moderatores Evis Ahmeti ne News24, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj, por theksoi se edhe pse i ka kërkuar vajzës të jenë së bashku kjo e fundit e ka refuzuar për shkak se ishte xheloz.

Ish i dashuri i 30-vjeçares deklaroi se është i gatshëm të kryejë testin e ADN-së së fëmijës, i cili ndërroi jetë një ditë pasi u gjet në bodrum, dhe nëse rezulton që djali është i tiji, u shpreh se “s’do ia fal kurrë”. Ai shtoi se në dijeni të marrëdhënies së tyre ka qenë edhe nëna e 30-vjeçares, e cila ishte dakord për lidhjen e tyre.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.

Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, tha ai.

E dije që ishte motra e shokut tënd?

“Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda.

Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri”, shtoi i riu.

braktiset foshnja në tiranë

Sondazh

Poll