Aktualitet

"Kisha frikë të shkoja në spital"/ Flet 30-vjeçarja që braktisi foshnjen në Yzberisht: U mashtrova dhe nuk dija çfarë të bëja

Nga ana tjetër ajo rrëfen se, babai foshnjes, nuk e ka besuar atësinë e fëmijës dhe kjo e ka rënduar edhe më shumë  gjendjen.

14 Nëntor 2023, 12:11 Nga h.k

"Kisha frikë të shkoja në spital"/ Flet

TIRANË-Nëna e foshnjes e cila humbi jetën disa ditë më parë në Yzberisht ka folur për mediat ditën e sotme. Në një intervistë për “Zemër e Hapur”, 30-vjeçarja ka shpjeguar rrethanat që e kanë çuar të kryente aktin e rëndë të bratisjes së foshnjes.

Ajo tha se kishte nisur një lidhje serioze me një djalë, që më pas u prish pas disa kërcënimeve dhe një kërkese llogarie të tepërt. Me zë të dridhur dhe përgjigje të shkurtra, 30-vjeçarja tregon se e kishte shumë problem opinionin dhe kjo ishte një nga arsyet, sipas saj që nuk kishte vendosur në dijeni prindërit.

Nga ana tjetër ajo rrëfen se, babai foshnjes, nuk e ka besuar atësinë e fëmijës dhe kjo e ka rënduar edhe më shumë  gjendjen.

Gazetarja:Ai kishte patur një martesë të dështuar apo ishte njohur me ty ?
Vajza: Ka patur lidhje.
Gazetarja: Si ishin bisedat tuaja, a pretendonit ju një jetë së bashku?
Vajza: Nuk ishte kaq serioze sepse kohët e fundit ndodhën gjëra pa vlerë. Kërcënime dhe kërkesë llogarie e tepërt. Thjesht unë i thashë që jam shtatzanë dhe nuk e mori mirë.
Gazetarja: Sa në dijeni ishin prindërit?
Vajza: Nuk i thashë se kisha frikë. Edhe nuk kishin dijeni.
Gazetarja: Si e realizonit takimet?
Vajza: Njëherë e kam takuar në Tiranë.
Gazetarja: Çfarë ndodhi me ty kur erdhi moment?
Vajza: Doja të shkoja me taksi. Edhe se dija që kisha një datë të caktuar lindje. Mamin e kisha në gjumë. Nuk i thash mamit që do shkoja në spital. Mua më kapën dhimbjen aty dhe e bëra. Ai mendonte se fëmija nuk ishte i tij. Më pyeti cfarë bën si je dhe i thash mirë. Unë e largova dhe ai iku jashtë.

Gazetarja: Si reagoi nëna kur e mori vesh?

Vajza:Pse svajte në spital pse e bëre atje, si nëna. Nuk dal nga shpia për shkak të opionionit. 

braktisi fosnjen ne yzberisht

Sondazh

Poll