Aktualitet

Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, SPAK gati dosjen për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri

Dosja do t’i kalojë Ministrisë së Drejtësisë për të nisur procedurat.

14 Nëntor 2023, 13:25 Nga A.B
Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, SPAK gati dosjen për
Dritan Rexhepi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përgatitur dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Dosja do t’i kalojë Ministrisë së Drejtësisë për të nisur procedurat.

Kreu i kartelit “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi u arrestua ditën e premte në një vilë luksoze në Stamboll, aty ku kishte shkuar falë një pasaporte false kolumbiane, regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Ai konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi kërkohet aktualisht në Shqipëri, Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo banda mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali. Pak më vonë një tjetër arrati u regjistrua në Belgjikë. Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me gjeneralitetet Lulzim Murataj dhe prej datës 16 nëntor 2013, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në Shqipëri./Dosja.al

dritan rexhepi

Sondazh

Poll