Aktualitet

Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen, xhaxhai i Aleks Nikës: Të thirret Berisha dhe Basha

Nika tha se hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. 

14 Nëntor 2023, 13:14 Nga A.B
Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen, xhaxhai i Aleks Nikës:
Mark Nika

TIRANË-Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Strasburgut për vrasjen e nipit të tij. Për 'Reporttv', ai është shprehur se ishte një vendim i pritshëm, pasi ata e dinë se e ka vrarë shteti në Bulevard.

Nika tha se hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. 

DEKLARATA E TIJ:

Ishte një vendim i pritshme prej nesh për shkak se kemi pasur dhe kemi të drejtë pasi na e ka vrarë shteti në Bulevard. Vendimi merr karakter të aktit shtetëror pasi e detyron gjykatën dhe prokurorinë shqiptare që çështja të hetohet nga themeli. Të bëhet një hetim i gjithanshëm duke pyetur dhe dëshmitarë. Ata kanë qëndruar jashtë procesit hetimor, janë në Kuvend si Berisha dhe Basha, kanë qenë të dy Berisha dhe Basha.

Kanë pranuar vetë botërisht se i kemi vrarë dhe vrasim përsëri, ndërsa Basha tha se vrasje janë legjitime këto dy persona nuk janë thirrur nga prokuroria e Tiranës. Kemi kërkuar nga Strasburgut nëse është i drejtë apo jo. E detyron drejtësinë shqiptare të merret me ketë punë. Të kryejnë hetimet drejtësia. Fajtorët urdhëruesit dhe ekzekutorët i përcakton gjykata.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur disa. Ata kanë gjuajtur për të vrarë njerëz. Çështja po të hetohet me drejtësi një hap i ndan. Kemi kërkuar nga SPAK-u që çështja të hetohet. Është një interpretim procedurial, ne nuk duam që prokuroria e Tiranës të merret me këtë hetim. Ata kanë pasur trysni dhe s’ka pas vullnet të merren me këtë punë. Kanë ndrojtje frikë, i kam kërkuar prokurorisë së Tiranës të thërrasin Berishën dhe Bashën. Nuk mundet një drejtësi e pavarur të deklaroi të pafajshëm vrasësit dhe porositësit. Na lehtëson se ata nuk kthehen më.

aleks nika

Sondazh

Poll