Politike

Refugjatët e anijes Diciotti/ Si tentoi Rama të marrë 20 emigrantë në vitin 2018 nga Italia, BE e kundërshtoi menjëherë

Kjo pasi në vitin 2018, Rama premtoi të merrte 20 emigrantë nga anija Diciotti, e bllokuar në brigjet italiane me 150 emigrantë gjithsej.

13 Nëntor 2023, 18:52 Nga I.A
Refugjatët e anijes Diciotti/ Si tentoi Rama të marrë 20
Edi Rama

TIRANË- Marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni i ka kapur të gjithë në befasi. Kjo pasi për këtë marrëveshje nuk ishte njoftuar asnjë instancë e BE-së, organizatat për mbrojtjen e emigrantëve apo Shqipëria dhe Italia.

Por kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama ka vepruar në këtë mënyrë. Kjo pasi në vitin 2018, Rama premtoi të merrte 20 emigrantë nga anija Diciotti, e bllokuar në brigjet italiane me 150 emigrantë gjithsej.

"Për këtë çështje po merren agjencitë kompetente. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreasit e atëhershëm, kur na pritën dhe na ushqyen. Nuk ka patur asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por hezituam për të evituar mosmarrëveshjet me Romën. Biseda mes ministrave të Jashtëm e zgjidhi këtë gjë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Europën, por për shumë kohë është lënë vetëm”, tha Rama në atë kohë për Corriere.

Pasi Rama bëri këtë deklaratë, nuk vonuan shumë reaguan dhe institucionet evropiane që e kundërshtuan me ngulm diçka të tillë. 

"Emigrantët që mbërrijnë në Itali nuk mund të transferohen në asnjë mënyrë në Shqipëri, një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe sistemi i tij rregullator në lidhje me mbrojtjen ndërkombëtare nuk përputhet me Sistemin e Përbashkët Evropian të Azilit, kundër vullnetit të tyre. Në asnjë rregullore kombëtare ose ndërkombëtare nuk e lejon këtë, prandaj çdo transferim në vendin e përmendur mund të bëhet vetëm si rezultat i zgjedhjes së lirë të aplikantit," deklaroi Parlamenti Evropian në atë kohë.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi disa ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./Dosja.al

edi rama giorgia meloni anija diciotti

Sondazh

Poll