Politike

Berisha zbulon bisedën me të huajin në 2021: Erdhi në zyrë para zgjedhjeve dhe më pyeti për koalicion të PD-së me Ramën

13 Nëntor 2023, 19:09 Nga h.k
Berisha zbulon bisedën me të huajin në 2021: Erdhi në
Sali Berisha

KAVAJA-

Kreu i PD-së, Sali  Berisha, në takimin me demokratët në Kavajë me temë ‘Opozita në Aksion’, ngriti alarmin edhe njëherë tjetër se sot në Shqipëri është vendosur narkodiktatura, mobokracia, sundimi i bandave. Berisha zbuloi dhe një bisedë me një diplomat të huaj në vitin 2021 në zyrën e tij. 

Sipas Berishës, në tre vite hetime për ish-kryeministrin nuk u gjet asnjë asnjë shkelje ligjore nga SPAK, ndërkohë që i kujtoi Edi Ramës, se s’ka gjë në botë që mund të mposhtë demokratët dhe Sali Berishën në betejën e tyre.

Berisha:Ju zbuloj unë ju një bisedë me një të huaj që më sollën në zyrë para zgjedhjeve të 2021, i cili më pyeti, cfarë mendimi keni ju për një koalicion të Partisë Demokratike me Ramën. I thashë kjo është fatale, edhe kjo përgjigje pasojë gjithcka që ndodhi më pas. Brenda muajit e shpallën Sali Berishën Non Grata. Ajo nuk u përgati ishte e gatshme. Edhe unë mësova nga ajo, se opozitën po e merrnin peng. Tani unë se pranoj kurrë, se për cdo shqiptar që i thotë Shqipërisë Shqipëri, Shqipëria është sovranitet. Shqipëria ka bërë sakrifica të mëdha dhe ky vend nuk mund të kthehet një koloni. Hidhni sytë sa janë larguar. Opozita mendonte si të bëntë koalicion me Edi Ramën në 2021. Në këtë segmet që përfaqësohet nga ai që quhet Lulzim Brava, ne nuk mund të pajtohemi kurrë. Nuk ka patur një opozitë një armik më të egër se Edi Ramën. Cfarë bëri ky? Na mori emrin, na mori vulën. Njëlloj si nazistët, i hiqte emrin hebrenjve dhe u jepte numra. Me të drejtë kanë menduar që pse se ndërron emrin e partisë, jo ne jemi në të drejtën e zotit. Nuk e ndërron dot Edi Rama emrin tonë.

Po bëj përpjekje të madhe të hap partinë por mos prisni gjithcka nga Sali Berisha, vetë ju duhet të bëni njëlloj si unë sepse ju mund të bëni më shumë se unë.

sali berisha

Sondazh

Poll