Politike

"Dilte në makinë me serial killer"/ Berisha: Lidhjet e Ramës me krimin kanë bërë regjimin më të egër pas Enver Hoxhën

Sipas Berishës, Rama ka kthyer regjimin përmes krimit, ku ai theksoi “krimi shndërron votën në krim, edhe krimin në votë”.

13 Nëntor 2023, 18:32 Nga h.k
"Dilte në makinë me serial killer"/ Berisha: Lidhjet e
Sali Berisha

KAVAJA-Sali Berisha, kryedemokrati gjatë takimit të sotëm në Kavajë në kuadër të lëvizjes “Opozita aksion” ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për lidhje shumë të forta me krimin. Sipas Berishës, Rama ka kthyer regjimin përmes krimit, ku ai theksoi “krimi shndërron votën në krim, edhe krimin në votë”. Nga ana tjetër Berisha kërkoi vëmendjen e qytetarëve të Kavajës në zgjedhjet e Shkodrës dhe në ngjarjet që pasuan situatën atje, duke thënë se është shembulli që tregon “terrorin që ushtrohet mbi qytetarët”.

Berisha: Lidhjet e tua me krimin janë universale dhe janë universalisht të njohura, por gjithcka do të varet si do ta përdorësh ti pushtetin. Unë i përkisja atyre që besoj dhe besojnë, që alternance e pushtetit është kusht për demokracinë. Por ai mbajti lidhje që i bën dëmin më të madh Shqipërisë. Pas diktatorit Enver Hoxha është një nga dëmbërsit më të mëdhenj në histori. Në këto 10 vite në vend se të respektone, i rrëzoi një nga një shtyllat e një rendi demokratik, ai rrëzoi votën dhe vërsuli në katër anët e Shqipërisë, banda, kriminel, pushtet dhe cdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë. Ai vendosi një raport midis votës dhe krimit, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim. Hidhini një sy videos së Shkodrës, kur Rozafa e lirisë nuk ka përjetuar një terror të tillë. Edi Rama e fitoi Shkodrën por sot Shkodrën e qeverisë, Pëllumb Gjokët, Bajrat dhe Tom Doshët po kështu Krujën, Durrësin, Elbasanin, Fierin. Edhe cndodh pastaj, ata bëhen investitor strategjik dhe të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. Një e treta e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri dhe një rënie pikiat e qytetarëve.  

sali berisha

Sondazh

Poll