Politike

“Ju nuk u mposhtët në masakrën më të egër elektorale”/ Berisha nga Kavaja: Kemi një mision të vështirë

Berisha i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja dhe deputetin Ervin Salianji ka marrë fjalën e tij duke bërë një thirrje të fortë për kthimin e Kavajës në të njëjtën revoltë që ka kryer në vitet ’90.

13 Nëntor 2023, 18:25 Nga h.k
\“Ju nuk u mposhtët në masakrën më të egër
Sali Berisha nga Kavaja

KAVAJA-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kavajë në kuadër të fushatës “Opoziat në aksion”. Berisha i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja dhe deputetin Ervin Salianji ka marrë fjalën e tij duke bërë një thirrje të fortë për kthimin e Kavajës në të njëjtën revoltë që ka kryer në vitet ’90.

Nga ana tjetër Berisha tha se përpara Shqipërinë e pret një nga misionet më të vështira.

Berisha: Më  të keqen e madhe që ka pllakos Shqipërinë pas 30 viteve, pas një gjenerate, siç thotë në mënyrë profetike “ Vetëm ligjerat i duhet demokracisë që të zhduket” . Kavaja nuk u mposht, ju id hatë vendin Fisnik Qosen kryetar bashkie. Kujtoi si sot datën 20 Shkurt, kur në Tiranë do të bëhej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren dhe nga Kavaja u nisën 1500 veta në këmbë. Sot cdo kavajas dhe kavajase, të cilët çliruan Kavajën, kanë mision historik të luftojnë për çlirimin e Shqipërisë. Së bashku ne bëm një rrugë mbi 20 vjeçare. Ju jeni dëshmimtar se ku e nisëm dhe në çfarë niveli mjerimi e nisëm rrugëtimin tonë. Në vitin 2013 Shqipërinë e ndërtuam në Shqipërinë digjitale ndryshe nga ajo e drapërit dhe çekanit.

sali berisha

Sondazh

Poll