Politike

Nuk u paraqit në SPAK, GJKKO njofton Berishën me postë në shtëpi, në seli dhe në Kuvend

Po ashtu Berisha kur e ka marrë njoftimin e ka kthyer mbrapsht me nënshkrimin 'Refuzuar'. 

13 Nëntor 2023, 15:34 Nga I.A
Nuk u paraqit në SPAK, GJKKO njofton Berishën me postë në
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka njoftuar me anë të postës kryetarin e PD-së Sali Berisha për paraqitjen e tij pranë ambienteve të GJKKO-së. Posta i ka shkuar Berishës në shtëpinë e tij, në selinë e PD-së dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu Berisha kur e ka marrë njoftimin e ka kthyer mbrapsht me nënshkrimin 'Refuzuar'. 

"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme," thuhet në njoftimin e Gjykatës.

sali berisha berisha ne gjyq

Sondazh

Poll