Politike

Agroturizmi/ Rama: Mundësi e jashtëzakonshme fitimi, duhet të jemi të përgatitur në prodhim dhe shërbime

Po ashtu, ai theksoi se investimi në agroturizëm është sikses i sigurtë dhe shumë herë më mirë se sa të punosh për tjetrin ose në emigrim.   

13 Nëntor 2023, 16:56 Nga I.A
Agroturizmi/ Rama: Mundësi e jashtëzakonshme fitimi, duhet të
Edi Rama

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë duhet që të fokusohet më shumë te agroturizmi. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Pogradec, Rama u shpreh se agroturizmi sjell mundësi të jashtëzakonshme fitimi te familjet. Po ashtu, ai theksoi se investimi në agroturizëm është sikses i sigurtë dhe shumë herë më mirë se sa të punosh për tjetrin ose në emigrim.   

“Ne sot ishim zhvillimin e punimeve në një kantier të rëndësishëm për Pogradecin, në Tushemisht ndërkohë që kemi të tjera projekte që do të vazhdojnë të realizohen por të gjitha këto janë një zinxhir i mirë planifikuar punësh që bashkohen me përpjekjen e individëve dhe sipërmarrjeve për të marrë pjesë në këtë zhvillim. Nëse këtë vit, Pogradeci, Korça, Devolli, Maliqi, Erseka kanë njohur një hov të ri të turizmit, duhet të jemi të përgatitur që vitin e ardhshëm do të jenë më shumë dhe duhen edhe më shumë dyer të hapura për t’i mikpritur dhe më shumë prodhim dhe shërbime për t’ju siguruar atyre dhe për të marrë mbrapsht fitimin e merituar. Është një mundësi, e cila sot po shohim se po shtrihet shumë përtej zonave tradicionale dhe po shkon nëpër fshatra dhe do të rritet gjithmonë e më shumë. Sot të investosh në një agroturizëm në Ersekë, Devoll apo Pustec është sukses i sigurt në vend se të mbash kazmën apo mistrinë apo barrën e të punuarit për dikë tjetër në Greqi, Itali, Angli…flas për ata që bëjnë punë të zakonshme dhe pastaj në fund të muajit të mos ngelet më asgjë. Të investosh kursimet kur ke mundësinë ta bësh këtë në fshat është e sigurt që në fund të muajit të lë diçka dhe këtë sot nuk e them unë, e thonë faktet e të gjithë atyre që e kanë bërë këtë. Është një kullë në fund të botës, në zonën e Bulqizës. Nuk keni idenë sesa më e vështirë është të shkosh sesa në cilëndo pikë këtu rreth e rrotull dhe të shikoni se si ata jetojnë me atë punë dhe nxjerrin fitim dhe kanë gjithmonë e më shumë njerëz që kërkojnë tek ata dhe më pak vende të lira për të ilustruar këtë që po them," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll