Politike

Gjykata e Tiranës rrëzon ndryshimet statuore PD-së në 2 shtator, pranohet kërkesa e Bardhit, Sefa: Çështje formale

Në mbledhjen e mbajtur online, Këshilli Kombëtar vendosi mosnjohjen e zgjedhjeve për Kryetar të PD-së. 

13 Nëntor 2023, 16:25 Nga I.A
Gjykata e Tiranës rrëzon ndryshimet statuore PD-së në 2
Gjykata e Tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Lulzim Bashës për të shpallur të pavlefshme aktet e Këshillit Kombëtar të PD-së të mbledhura nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Në mbledhjen e mbajtur online, Këshilli Kombëtar vendosi mosnjohjen e zgjedhjeve për Kryetar të PD-së. 

Gjyqtari Niko Rapi, ka konstatuar se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mëpasshëm apo Statut i ndryshuar. Statuti i dalë në mbledhjen e 2 Shtatorit, përmes të cilit Lulzim Basha u caktua Kryetar i Grupit Parlamentar është rrëzuar nga gjykata.

Përfaqësuesi i Bardhit, Çlirim Gjata tha se dorëheqja e Bashës duhet të regjistrohet sa më parë në gjykatë, ndërsa u shpreh se të gjithë po vijnë tek shumica.

“Derisa ata erdhën dhe kërkuan pezullimin, atë që kërkuam edhe ne, dmth që nuk duan të regjistrojnë në gjykatë ndryshimet që kemi bërë së fundmi. Duhet të shqyrtohet ajo dhe shpejt që është kërkuar dorëheqje e Bashës të regjistrohet në gjykatë.  Praktikisht ajo pjesë që e konsideron veten PD ka rënë. Është ajo që kam thënë që në fillim, të gjithë po vijnë tek ne. Edhe me kërkesën e fundit. Erdhën tek ne sic po vijnë të gjithë tek PD reale, atje ku është shumica”, tha Gjata.

Por përfaqësuesi ligjor i Bashës, Indrit Sefa u shpreh se vendimi i sotëm nuk krijon asnjë problem në organizim të brendshëm në grupin e Bashës.

"Partia do të funksionojë në bazë të statutit të 2 shtatorit. Regjistrimi në gjykatë është cështje formale. Gjyqi nuk ka lidhje me kryetarin”, tha Sefa.

gazment bardhi lulzim basha

Sondazh

Poll