Politike

Buxheti 2024/ Denaj: Këtë vit do të mbështesim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpëdrejtë

Ajo tha se këtë vit me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi.

13 Nëntor 2023, 14:37 Nga r.ll
Buxheti 2024/ Denaj: Këtë vit do të mbështesim 65 mijë
komisioni i ekonomise

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

"Vitet e fundit u tregua shumë qartë se mbështetja përmes skemave nacionale synonte mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve por njëkohësisht edhe formalizimin e tyre fondi i skemës ka pasur një hop cilësor në dy këto aspekte. Nga 8 mijë fermerët të mbështetur në 2010 sot në 2023 jemi me një mbështetje të 65 mijë fermerëve, kjo falë edhe mbështetjes më të fundit përmes aktit normativ të dhënë nga qeveria shqiptare”, tha Denaj.

Ajo tha se këtë vit me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi. Sipas saj, skemat e mbështetjes janë faktor kyç në mbështetjen e fermerëve.

“Në buxhetin e vitit 2024 janë adresuar 3.3 miliardë lekë për skemën e mbështetjes, por ne parashikojmë të rishikojmë disa elementë të efekshmërisë së skemës. Eshte rritur mbeshtetja per investimet ne infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat per ti paraprire kercenimeve te faktorit klimatik. Mbeshtetje te rendesishme ze edhe vaksinimi i kafsheve dhe ruajtja nga semundjet.'- tha Denaj.

anila denaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll