Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, furgoni përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

30 Tetor 2019, 20:27 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Durrës, furgoni përplas për

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një furgon ka përplasur për vdekje drejtuesin e biçikletës, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën automjetit në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Policia ndodhet  në vendngjarje, dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 30.10.2019, rreth orës 21:00, në​ sektorin “Rinia”,​ ​ Durrës,​ ​shtetasi F.L.,47 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar​ mjetin tip Benz, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje aksident në durrës aksident me vdekje aksident në durrës

Sondazh

Poll