Aktualitet

VIDEO/ 436 kg drogë e qindra mijëra euro të sekuestruara, shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Spanjë

30 Tetor 2019, 20:41 Nga DOSJA
VIDEO/ 436 kg drogë e qindra mijëra euro të sekuestruara,

SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar një grup trafikantësh, të cilët kontrbandonin marjuanë që shpërndahej në të gjithë Evropën. Sipas mediave vendase mësohet se  mes të arrestuarve ka polak e shqiptarë, që kishin qendrën e trafikut në qytetin e Águilas. Trafikantët e dërgonin drogën në vendet e tjera të Bashkimit Europian, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Italinë.

Droga e blerë nga grupi ruhej në një pronë në Agulia dhe më pas transportohej me kamionë me qira, drejtuar nga anëtarët e bandës, për në destinacionin përfundimtar.

Gjatë hetimeve për operacionin në total rezulton se janë sekuestraur 436 kilogram marijuanë dhe 246 510 euro para. Në pranga përfunduan 11 persona të moshës me kombësi shqiptare, italiane dhe polake.

Njëri nga shqiptarët ishte në kërkim për nëntë vepra të tjerë penale, të cilat i kishte kryer më herët, por nuk ishte arritur që të kapej. Polcia ka publikaur dhe një video nga operacioni, por ende nuk bëhen publik emrat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet droga e shqiptareve ne spanje shkaterrohet grupi i shqiptareve droga e shqiptareve ne spanje shkaterrohet grupi i shqiptareve

Sondazh

Poll