Politike

Aksioni i opozitës doli jashtë kontrollit, Tabaku kundër grevës së urisë: Do kisha preferuar që betejën ta bënim nëpër institucione

E pyetur në studion e News24 ajo tha se është kundër braktisjes se seancave parlamentare dhe grevës së urisë dhe se jo të gjithë bien dakord për mënyrat e reagimit të opozitës. 

13 Nëntor 2023, 14:34 Nga a.l
Aksioni i opozitës doli jashtë kontrollit, Tabaku kundër
Jorida Tabaku

TIRANË-  Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar tensionet e fundit në Kuvend dhe përplasjet e opozitës me deputetët e ministrat socialistë. E pyetur në studion e News24 ajo tha se është kundër braktisjes se seancave parlamentare dhe grevës së urisë dhe se jo të gjithë bien dakord për mënyrat e reagimit të opozitës. 

“Kërkesat e opozitës për komisione hetimore janë të drejta. Që nga komisioni i inceneratorëve nuk ka pasur asnjë komision tjetër. Janë 8 kërkesa. Jo të gjithë biem dakord për mënyrat. Unë do kisha preferuar që betejën ta bënim nëpër institucione. Ne e kemi lënë hapësirën e Parlamentit bosh shumë herë dhe mendoj se nuk duhet ta përsërisim të njëjtin gabim”, tha ajo. 

Ajo u pyet edhe për pretendimet e socialistëve se në komisionet hetimore mbivendosin punën e drejtësisë, duke theksuar se nga komisioni për inceneratorët u lëshuan disa urdhër-arreste.

“Nëse shou të tilla na çojnë në kërkesa për masa arresti ndaj zv/kryeministrit, të tre minisrtrave, sekretarëve të përgjithshëm, lëreni opozitën të bëjë një shou të tillë. Zt.Dumani tha se komisionet hetimore plotësojnë punën e SPAK-ut dhe as nuk bien ndesh me të, as nuk cenojnë pavarësinë e hetimit. Në komisionin hetimor të inceneratorëve unë kam çuar 12 padi dhe pothuajse rreth 30 CD me të dhëna. kam ndjerë kënaqësi profesionale kur hetuesit kanë thënë që kemi dëgjuar dëshmitë”, theksoi Tabaku. 

jorida tabaku

Sondazh

Poll