Politike

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit në SPAK, Baftjar Zeqaj pas daljes: Nuk ka lajm

Ende nuk ka asnjë informaion se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK.

13 Nëntor 2023, 13:02 Nga r.ll
Ish-kryetari i bashkisë së Fierit në SPAK, Baftjar Zeqaj pas
baftja zeqaj

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Zeqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Ai ka qëndruar disa minuta brenda dhe pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.Teksa nuk pranoi që të ndalej për mediat, Zeqo iu drejtua gazetarëve duke thënë se: Nuk ka lajm! Ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK.

Kujtojmë se emri i tij doli në dosjen e SPAK që po heton Arban Ahmetajt për aferën e inceneratorëve. Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi. /Dosja.al

baftjar zeqaj

Sondazh

Poll