Politike

Opozita bllokon mbledhjen te 'Siguria'/ Noka ulet në vendin e kryetarit, Naço: Iu shkoftë mbarë, ne po vijojmë online (VIDEO)

Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.

13 Nëntor 2023, 13:50 Nga A.B
Opozita bllokon mbledhjen te 'Siguria'/ Noka ulet në vendin e
Flamur Noka

TIRANË- Komisioni i Sigurisë i cili ishte parashikuar që të zhvillohej me dyer të mbyllura, do të vijojë online. Shkak është bërë opozita, e cila ka bllokuar mbledhjen ku do të raportonte kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.

Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online. Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.


“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.

Pjesë nga debati në Komisionin e Sigurisë:

Gazment Bardhi: Ju jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni Kushtetutën dhe bëni komision në mënyrë normale.

Flamur Noka: Kjo që po bëni online, shteti në klandestinitet. Respektoni Kushtetutën e këtij vendi.

komisione

Sondazh

Poll