Politike

"Berisha 3 është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër"/ Kreu i PD: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do njihet nga opozita

Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.

13 Nëntor 2023, 14:17 Nga A.B
"Berisha 3 është më i fuqishëm se çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.

"Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë. Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë deri më sot"

sali berisha

Sondazh

Poll