Aktualitet

Frika nga arratisja/ I sekuestrohet pasaporta Marsida Qatjas, gjykata e lë në ‘detyrim paraqitjeje’

Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e lënë Marsida Qatjan nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitjeje' për shkak se Qatja ka një fëmijë 2 vjeçe, ndërkohë që ajo po hetohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge. 
Featured image of article: Frika nga arratisja/ I sekuestrohet pasaporta Marsida Qatjas, gjykata e lë në ‘detyrim paraqitjeje’ Marsida Qatja, e akuzuar per perfshirje ne ngjarjen e 9 tetorit
Përditësuar:

TIRANË- Pak orë pasi publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe dashurie, prokuroria kërkon masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për Marsida Qatjan, një nga personat e përfshirë në ngjarjen e 9 tetorit, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, dhe u plagos autori i vrasjes, polici i burgjeve, Bledar Toçi. Në mesazhet e publikuara nga vetë Qatja, personi, emri të cilit nuk dihet, shkruan se kërkon që Marsida të marrë pasaportat dhe të shkojë dhe t’a takojë.

Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e lënë Marsida Qatjan nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për shkak se Qatja ka një fëmijë 2 vjeçe, ndërkohë që ajo po hetohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge. 

Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar Qatjas, që të mos flasë më në media për ngjarjen, pa u sqaruar situata nga autoritetet shtetërore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.

Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment