Sport

Gjendet "fajtori"!... Real Madrid shkarkon shefin e departamentit mjekësor, pas dëmtimit të ri të talentit turk Arda Guler

Dëmtimi i ri i Arda Gulerit ishte shkaku kryesor i shkarkimit të Niko Mihiçit

12 Nëntor 2023, 16:55 Nga DOSJA
Gjendet "fajtori"!... Real Madrid shkarkon shefin e departamentit

SPANJE - Këtë të dielë, Real Madridi shkarkoi Niko Mihic, kreun e departamentit  mjekësor të klubit ‘los blancos’. Mjeku kroat është në klubin merengue që nga viti 2017.

Siç raportohet nga gazeta “Marca”, rikthimi i fundit i dëmtimit të Arda Guler ishte 'përgjegjësia e fundit' që Real Madridi do të vendoste të ndërpriste bashkëpunimin me Niko Mihic. Përveç Arda Guler, edhe disa lojtarë të Merengues, e nisën sezonin të dëmtuar.

Arsyeja kryesore e ndalimit të futbollistit të ri turk, kanë qenë rikthimet e vazhdueshme dhe dëmtimet e muskujve të Guler, që për Real Madridin nuk u menaxhuan mirë nga mjeku kroat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll