Sport

Rafael Leão shton listën e lojtarëve të dëmtuarve te Milani, Pioli i dëshpëruar: “Nuk mund të jetë vetëm thjesht fati i keq”...

Kuqezinjtë kanë 16 lojtarë të dëmtuar nga muskuj këtë sezon

12 Nëntor 2023, 16:40 Nga DOSJA
Rafael Leão shton listën e lojtarëve të dëmtuarve te

ITALI - Stefano Pioli është i dëshpëruar me numrin e madh të dëmtimeve që kanë prekur skuadrën e Milanit këtë sezon. 

Në ndeshjen e djeshme me Leccen, ku kuqezinjtë nuk kaluan përtej barazimit (2-2), trajneri pa skuadrën e tij të pësonte edhe dy viktima, fillimisht Rafael Leão çaloi në minutën e 8-të, më pas Davide Calabria u ankua gjithashtu për një problem muskulor.

Sezoni nuk është as në gjysmë të rrugës dhe lojtarët e Milanit kanë pësuar tashmë 22 dëmtime, 16 prej tyre muskulare. “E vërteta është se kemi shumë dëmtime të këtij lloji (muskulor) dhe sinqerisht nuk mund ta shpjegoj”,- ka konsideruar trajneri. 

“Në këtë pikë nuk mund të jetë vetëm fat i keq. Të luash me këtë frekuencë rriten nivelet e stresit fizik dhe mendor dhe kjo mund të ndikojë te lojtarët”,- shtoi Pioli.

Silvio Berlusconi krijoi Milan Lab dekada më parë, me synimin për të monitoruar lojtarët individualë dhe për të parandaluar dëmtimet e muskujve.

Në Itali ka nga ata, që këtë numër të lartë dëmtimesh, ia atribuojnë metodave stërvitore të ekipit teknik të Piolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll