Sport

Legjenda Mateus parashikon, se Harry Kane do ta kalojë rekordin e Lewandowskit....

Sulmuesi anglez mund të shënojë më shumë se 41 gola këtë sezon, sipas legjendës gjermane

12 Nëntor 2023, 14:41 Nga DOSJA
Legjenda Mateus parashikon, se Harry Kane do ta kalojë rekordin e

GJERMANI - Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane ka qenë në formë të shkëlqyer që nga transferimi i tij në “Allianz Arena”. Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus beson se Kane do të thyejë rekordin e Robert Lewandowskit prej 41 golash në një sezon të Bundesligës.

Ish-sulmuesi i Tottenham shënoi dy gola në fitoren 4-2 të së shtunës në shtëpi ndaj Heidenheim. Kështu, ndërkombëtari anglez ka 17 gola në 11 ndeshjet e para, një rekord për Bundesligën.

Kane ka shënuar tashmë një gol më shumë, se golashënuesit kryesorë (Niklaas Fulkrug dhe Christopher Nkunku) të sezonit të kaluar të Bundesligës 2022/23.

“Unë tashmë do të bëja një parashikim. Nëse nuk ka një dëmtim të rëndë, ai me siguri do të thyejë rekordin e Robert Lewandowskit”,- tha Lothar Matheus për Sky.

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski, shënoi 41 gola në Bundesligën gjermane në sezonin 2020-21, duke thyer rekordin e gjatë prej 40 golash të Gerd Muller.

Kane tha se ai nuk po mendonte për rekordin për momentin dhe ishte i fokusuar vetëm në performancën e tij. “Të shënosh 17 gola në këtë pikë është padyshim e pabesueshme. Jam krenar për këtë fillim të mrekullueshëm. Sigurisht, skuadra ka meritën kryesore. Më japin mundësitë. Më pëlqen të luaj në këtë ekip”.

Harry Kane nuk ka fituar asnjë trofe në karrierën e tij te Tottenham, por ai shpreson të festojë me Bayern Munich në vitin 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll