Sport

Høylund tregon shembullin e tij: “Ronaldo është idhulli im, lojtari më i mirë në botë”

“Cristiano është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave”, mendon futbollisti danez.

12 Nëntor 2023, 15:03 Nga DOSJA
Høylund tregon shembullin e tij: “Ronaldo është idhulli

ANGLI - Qendërsulmuesi Rasmus Høylund i Manchester United ka thënë se superylli Cristiano Ronaldo është modeli i tij.

“Cristiano ishte gjithmonë si idhulli im, duke u rritur”, ka komentuar Hoylund për “TeamViewer Diaries”. “Gjithmonë kam menduar se ai ishte lojtari më i mirë në botë dhe thjesht u përpoqa të mësoja prej tij. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave”, shtoi ai.

“Unë e kam parë gjithmonë atë, në kohën kur ai ishte më shumë një driblues dhe tani ai është një golashënues i duhur”, tha Høylund.

Danezi u transferua në “Old Trafford” këtë verë për 75 milionë euro nga Atalanta, pasi kishte shkëlqyer më parë në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll