12 Nëntor 2023, 13:51
Nga r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në mes të fushës gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Autopsia pritet të dalë sot dhe do ndihmojë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Gjithashtu janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF apo në klubin e Egnatias.
Në pyetje janë marrë edhe mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara. Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjecarit nuk u shpëtua dot.
Si humbi jetën futbollisti i Egnatias?
Raphael Dwamena, 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25-të të ndeshjes me Partizanin, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës së Egnatias nuk e ka përballuar sulmin në zemër. Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.
28-vjeçari ka vuajtur më parë nga zemra, një problem që është treguar më parë në një intervistë që ai ka dhënë në shkurt të këtij viti. Ai rrëfeu asokohe se problemet me zemrën i kishte konstatuar në vitin 2017, kur po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze ai mësoi se kishte probleme me zemrën. Testet e tij nuk kishin kaluar.
raphael dwamena
Sport
12 Nëntor 2023, 11:50
PORTUGALI - Futbollisti i Al Nassr, Cristiano Ronaldo dhe partnerja tij e jetës, Georgina Rodriguez, kanë marrë një vendim, p&eu...
Sport
12 Nëntor 2023, 11:30
ARGJENTINE - Ndeshjet në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Argjentinë, janë mësuar të kenë tension, pasion ...
Sport
12 Nëntor 2023, 11:08
UKRAINE - Pas një interviste për një botim rus, ‘Il Luce’ u kontaktua nga një tjetër faqe interneti ukrainase dhe trajner...
Sport
12 Nëntor 2023, 11:00
SPANJE - I gatshëm për të shpërthyer një nga “bombat” më të mëdha të viteve të fundit ësht&eu...
Sport
12 Nëntor 2023, 10:30
ANGLI - Newcastle u mund 2-0 nga Bournemouth, me dy golat e Solanke. Në fund, tifozët treguan pakënaqësinë e t...
Sport
12 Nëntor 2023, 10:15
BRAZIL - Dueli mes Coritiba dhe Cruzeiro, për raundin e 34-t të Brasileirão, u ndërpre në kohën e shtuar, pas përplasjeve t...
Sport
12 Nëntor 2023, 10:00
KOLUMBI - Katër persona u arrestuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në rrëmbimin e babait të Luis Díaz, njoftoi poli...
Sport
12 Nëntor 2023, 09:30
SHBA - Që kur Luis Suarez u transferua në Brazil, Grêmio ka parë një bum të madh për sa i përket të ardhurave...
Sport
12 Nëntor 2023, 09:17
ARABIA SAUDITE - Dëgjohet fishkëllima e fundit dhe konfirmohet fitorja e Al Nassr (3-1) ndaj Al Wehda-s, në një ndeshje për xhiron e 13...
Sport
12 Nëntor 2023, 09:00
ANGLI - Këtë të diel, Premier League ofron një klasike të madhe mes dy 'Gjashtë të mëdhenjve' në periudha të k...