Sport

Ibrahimoviç priti pesë vite për t'u hakmarrë ndaj Materazzit dhe e dërgoi në spital!

Italianin nuk e fali kurrë, priti me durim rastin për t'u hakmarrë dhe pesë vjet më vonë e rrëzoi në një ndeshje dhe e dërgoi në spital.

12 Nëntor 2023, 16:54 Nga DOSJA

Ibrahimoviç priti pesë vite për t'u hakmarrë ndaj

ITALI - Pikërisht si sot 13 vite më parë u luajt derbi i famshëm i Milanos në të cilin golashënuesi i njohur suedez Zlatan Ibrahimović me një goditje brutale hodhi në tokë mbrojtësin e famshëm të Interit, Marco Materazzi.

Në vitin 2005, kur Zlatan luante për Juventusin, Materazzi "e dëmtoi rëndë" dhe ai nuk e harroi kurrë Materazzin...

"Në atë kohë unë luaja tek Juventus, ishte ndeshja kundër Interit. Marco Materazzi më ndërhyri si vrasës dhe më lëndoi. Ai është një futbollist i fortë dhe kjo është në rregull. Megjithatë, ju keni dy lloje lojtarësh të fortë. Njëri është si Paolo Maldini dhe tjetri si Materazzi. Ai gjithmonë shkonte me qëllimin për të më lënduar mua”, ka treguar një herë në një intervistë Ibrahimović.

Italianin nuk e fali kurrë, priti me durim rastin për t'u hakmarrë dhe pesë vjet më vonë e rrëzoi në një ndeshje dhe e dërgoi në spital.

Ibrahimoviç priti pesë vite për t'u hakmarrë ndaj

Pas largimit nga Juventusi, ai iu bashkua radhëve të Interit, ku ishin bashkëlojtarët e tij dhe më pas kaloi në Barcelonë, më pas erdhi në Milano sërish port ek Milani, ku më në fund pati shansin për t'u hakmarrë. Ishte derbi i parë i Milanos në sezonin 2010/2011.

Ai e ka përshkruar me detaje atë moment në librin e tij “Adrenalina”.

"Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, ky është momenti që kam pritur për pesë vjet. Topi ishte mes meje dhe Materazzit. E di që ai do të fillojë të më lëndojë, por ai nuk e di këtë që kisha menduar unë. Dua ta lëndoj edhe më shumë, sepse zemërimi im ka ndryshuar gjatë gjithë këtyre viteve. Ai është në pozicionin ideal për të bërë gjithçka të duket si një luftë për topin.

Ai rrëshqet me të dyja këmbët, unë kërcej për të shmangur goditjen, nëse do të kisha shkuar me të dyja këmbët, ne të dy do të kishim 50 për qind shanse, ose ai të më godiste mua ose unë e godisja, por unë kërcej, mbledh gjunjët e mi ndërsa ai rrëshqet poshtë meje dhe e godas në kokë me bërryl. Dëgjoj një zhumër të mbytur të goditjes dhe rënkimit të tij të dhimbshëm: 'Ah...'”, e përshkroi fillimin Ibrahimović.

"Mund të isha rrotulluar në fushë dhe të bëja sikur u godita edhe unë, por ngrihem me qetësi dhe largohem. Ai mbetet në tokë, pas së cilës e çojnë në spital për ekzaminime. E di që e kam goditur mirë”, - shtoi Zlatan.

Ibrahimović zbuloi se Dejan Stanković ishte në shok të plotë.

"Dejan Stankoviç, i cili është shoku im, erdhi të më pyeste: Pse e bëre këtë Zlatan? Dhe unë iu përgjigja: "Sepse prita pesë vjet. Harroje, largohu", ka treguar Ibra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll