Sport

Guardiola komplimenton Chelsea: “Fillimi i lëkundur me Pochettinon është normal”…

“Ata po përmirësohen”, tha Pep për Chelsean.

12 Nëntor 2023, 14:52 Nga DOSJA
Guardiola komplimenton Chelsea: “Fillimi i lëkundur me Pochettinon

ANGLI - Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur me lajka për Chelsean para ndeshjes mes dy skuadrave, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës, e cila fillon në ora 18:30 dhe do të zhvillohet në “Stamford Bridge”.

“Chelsea mbetet një nga skuadrat më të rëndësishme në vend. Është e vërtetë që nuk kanë qenë afër titullit të Premierligës sezonet e fundit, por mbeten një nga skuadrat më të forta dhe nuk ka dyshim për këtë”,- ka thënë Guardiola.

“E shoh në ndeshjet e fundit që janë gjallë, tregojnë shpirt të mirë, janë agresivë dhe cilësitë janë aty. Na pret një nga ndeshjet më të vështira që do të kemi për sezonin. Herët a vonë, Chelsea do të konkurrojë sërish për titullin dhe mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti”, - vazhdoi ai.

“Fillimi i lëkundur me trajnerin e ri Mauricio Pochettino është normal. Ata vazhdojnë të përmirësohen. Çdo trajner ka nevojë për kohë, është një klub i ri, lojtarë të rinj, por ata së shpejti do të jenë pretendentë për vendin e pare, sepse kanë cilësi në çdo mënyrë”,- tha Pep Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll