Bota

Zgjidhet për herë të parë një shqiptar në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

30 Tetor 2019, 15:26 Nga DOSJA
Zgjidhet për herë të parë një shqiptar në krye

MAQEDONI E VERIUT- Një shqiptar është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese. Sipas mediave vendase mësohet se gjyqtari Sali Murati është zgjedhur sot kryetar ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykatësi Murati detyrën do ta marrë në 1 nëntor 2019, kohë kur kryetarit aktual Nikolla Ivanovskit i përfundon dhe mandati.

Gjykatësit kushtetues, kryetarin e zgjedhin me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë.

Secili gjykatës mund të propozoj kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gostivar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni nje shqiptar ne krye te kushtetueses ne maqedoni sali murati nje shqiptar ne krye te kushtetueses ne maqedoni sali murati

Sondazh

Poll