David de Gea është afër një kontrate me një klub të La Ligës…
SPANJE - Një nga portierët më të mirë në dekadën e fundit, David de Gea, së shpejti mund të ketë një ek...
“Aspirinat” do të këmbëngulin për firmën e Braim Diaz

GJERMANI - Sipas informacioneve të italianes “Calciomercato”, Braim Diaz është objekt interesi për klubin gjerman Bayer Leverkusen. Futbollisti 24-vjeçar mbetet objektiv edhe i Milanit. Gjithsesi “Aspirinat” janë favoritët në garën për nënshkrimin e lojtarit të Real Madridit, i cili me gjasë do të largohet nga “Bernabeu” vitin e ardhshëm.
Aksionet e Braim Diaz kanë rënë që kur ai u kthye në Real nga huazimi i tij i gjatë në AC Milan verën e kaluar. Ndërkombëtari spanjol kaloi tre sezonet e fundit në “San Siro” dhe ishte një figurë e rëndësishme për kuqezinjtë. Por koha e tij në Milan përfundoi pas përfundimit të sezonit 2022/23.
Playmakeri 24-vjeçar vështirë se mund të luajë te Real Madrid këtë sezon, pasi deri tani ka më pak se 200 minuta lojë. Në këtë rast, lojtari mund të duhet të largohet nga Real Madrid në afatin kalimtar të janarit për të ringjallur karrierën e tij.
Perspektivat e Diaz nuk ka gjasa të përmirësohen së shpejti me Jude Bellingham dhe Vinicius Juinior që veprojnë në sulm. Kështu që mund të jetë mirë që spanjoli të zgjedhë një destinacion të ri këtë dimër. Nuk mungojnë kërkuesit për ish-playmakerin e Manchester City, me Bayer Leverkusen dhe AC Milan të prirur për të nënshkruar me të, ku mediat aktualisht po pretendojnë se “Aspirinat” janë favoritë për të nënshkruar me lojtarin.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një nga portierët më të mirë në dekadën e fundit, David de Gea, së shpejti mund të ketë një ek...
ARABIA SAUDITE - Drejtuesit e Al Hilal janë duke shqyrtuar mundësinë e ndërprerjes së kontratës me sulmuesin brazilian Neymar, rap...
TIRANE - Shqipëria fillon përgatitjen për dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe që do të luhen më 17 nëntor...
ANGLI - Mesfushori James Maddison është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe do të jetë jashtë kombëtares së Anglis&e...
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka zbuluar një problem të ri me ndërkombëtarin turk Arda Guler në konferencë...
ITALI - Luciano Spalletti ka shpallur listën e kombëtares italiane për dy ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës...
ITALI - E ardhmja e Paolo Maldinit mund të jetë në Arabinë Saudite. Sipas asaj që raportohet nga eksperti i njohu...
SHBA - Ishte një “Mbrëmje e Artë” në Miami të Flodridas. Interi, ku luan ylli argjentinas Lionel Messi, organizoi një...
TURQI - Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Mauro Icardi, vuan nga leucemia dhe ndonëse viziton një qendër të special...
KOSOVE - Sapo të premten në mbrëmje delegacioni i Izraelit, mbërriti në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës...