Sport

“Mbrëmja e artë”, Leo Messi feston “Topin e Artë” me tifozët e Inter Miamit, në një miqësore "show"... me New York City FC

Messi, pas kësaj miqësoreje ‘show’ do të shkojë në grumbullimin e kombëtares së Argjentinës, e cila do të vazhdojë misionin e saj për eliminatoret e Kupës së Botës 2026

11 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA

“Mbrëmja e artë”, Leo Messi feston “Topin e

SHBA - Ishte një “Mbrëmje e Artë” në Miami të Flodridas. Interi, ku luan ylli argjentinas Lionel Messi, organizoi një miqësore ‘show’ me New York City FC, për të festuar fitimin e “Topit të Artë” të tetë të “Pleshtit” të artë.

Para fillimit të miqësores kundër New York City FC, Leo Messi mori mikrofonin dhe tha disa fjalë për publikun e pranishëm në stadiumin DRV PNK. “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e Majamit për trajtimin që kam marrë gjatë gjithë këtyre muajve, si mua dhe familjen time. Më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time, është një qytet me shumë latinë dhe ndihem shumë mirë, ndaj faleminderit shumë”,- u shpreh në fillim ylli argjentinas.

"Ne kemi qenë së bashku për një kohë shumë të shkurtër, por tashmë kemi fituar një titull për klubin tonë. Është diçka e rëndësishme për atë që do të vijë vitin e ardhshëm, sepse jep mundësinë për të luajtur turne të rëndësishëm. Viti i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë.

Ne do të vazhdojmë të kënaqemi, do të vazhdojmë të fitojmë tituj dhe shpresoj që të na shoqëroni ashtu siç na keni mbështetur gjatë gjithë këtyre muajve. Është diçka e mrekullueshme që ju kemi pranë. Faleminderit shumë",- përfundoi Messi, i cili pas kësaj miqësoreje do të shkojë në grumbullimin e kombëtares së Argjentinës.

“Mbrëmja e artë”, Leo Messi feston “Topin e

Miqësorja përfundoi me humbjen 2-1 të Inter Miamit. Talles Magno (42’) shënon golin e parë për New York City FC. Ai i shpëtoi një mbrojtësi të Inter Miami dhe goditi për ta bërë rezultatin 1-0.

Julián Fernández (47’) bëri rezultatin 2-0 për New York City FC. Robbie Robinson (80’) shënoi golin e parë për skuadrën e Messit, Inter Miami, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

“Mbrëmja e artë”, Leo Messi feston “Topin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll