Sport

David de Gea është afër një kontrate me një klub të La Ligës…

Betis është në bisedime me ish-portierin e Manchester United

11 Nëntor 2023, 12:00 Nga DOSJA

David de Gea është afër një kontrate me një klub

SPANJE - Një nga portierët më të mirë në dekadën e fundit, David de Gea, së shpejti mund të ketë një ekip të ri. Ish-gardiani i Manchester United ka mbetur pa skuadër që nga vera, pasi i përfundoi kontrata me klubin. Portieri me përvojë ka pasur vështirësi për të gjetur një ekip të ri, por tani raportohet se De Gea mund të vazhdojë karrierën e tij te skuadra spanjole e Betis-it.

Portieri me eksperiencë është ftuar për bisedime nga klubi i La Ligës, ndërsa pritet që transferta të kryhet në dhjetor. Ka shumë gjasa që në janar, De Gea të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me “verdhebardhe” deri në fund të sezonit.

Të dyja palët do të presin deri në fillim të vitit që të hapet dritarja e transferimeve dimërore, pasi Betis nuk mund të përballojë nënshkrime të reja për momentin. Klubi ka kaluar kufirin e pagave dhe do të detyrohet të ndahet me disa lojtarë në fillim të vitit për t'i lënë vend De Geas.

Nisur nga situata në të cilën ndodhet De Gea, pritet që edhe kërkesat e tij financiare të mos jenë aq të larta dhe të pranojë ofertën e Betisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll