Sport

Izraelit ka arritur në Kosovë, masa të rrepta sigurie në aeroportin e Prishtinës...

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit, të dielën, në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”.

11 Nëntor 2023, 08:15 Nga DOSJA

Izraelit ka arritur në Kosovë, masa të rrepta sigurie në

KOSOVE - Sapo të premten në mbrëmje delegacioni i Izraelit, mbërriti në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, dy autobusët e kombëtares izraelite u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin, ku do të qëndronte ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X, që më parë njihej si Twitter, një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata. Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor. Izraeli është në vendin e tretë në Grupin “I” për “Euro 2024”, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll