Sport

Dëmtohet mesfushori, problem shqetësues për Tottenhamin dhe Anglinë…

James Madison është i dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushës për një periudhë të pacaktuar.

11 Nëntor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Dëmtohet mesfushori, problem shqetësues për Tottenhamin dhe

ANGLI - Mesfushori James Maddison është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe do të jetë jashtë kombëtares së Anglisë, njoftoi zyrtarisht Tottenham.

“Mund të konfirmojmë se James Maddison është tërhequr nga kombëtarja e Anglisë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Mesfushori nuk do të marrë pjesë në kualifikueset e “Tre Luanëve” për “Euro 2024” kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të qëndrojë në bazën e klubit për rehabilitim me stafin mjekësor të klubit”, njoftuan Spurs.

Nuk është ende e qartë se sa kohë do të nevojitet që të shërohet 26-vjeçari Madison nga dëmtimi i tij. Megjithatë, është e sigurt që ish-lojtari i Leicesterit nuk do të jetë në radhë për trajnerin e “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

James Maddison u zëvendësua në fund të pjesës së parë në derbin e Londrës mes Tottenhamit dhe Chelsea, e cila përfundoi me sukses për “blutë” me 4-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll