Sport

Pasiguri për të ardhmen e Neymar në Arabinë Saudite…

Dëmtimi i rëndë mund t'i japë fund qëndrimit të brazilianit te Al Hilal.

11 Nëntor 2023, 11:30 Nga DOSJA
Pasiguri për të ardhmen e Neymar në Arabinë Saudite…

ARABIA SAUDITE - Drejtuesit e Al Hilal janë duke shqyrtuar mundësinë e ndërprerjes së kontratës me sulmuesin brazilian Neymar, raporton “ITASportPress”.

Informacionet tregojnë se drejtuesit e skuadrës saudite synojnë të ndërmarrin veprime të ngjashme për të liruar hapësirë ​​për regjistrimin e një tjetër futbollisti të huaj gjatë afatit kalimtar dimëror. Klubi saudit po kërkon të forcojë zonën e krahut të majtë.

Siç dihet, Neymar do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Sulmuesi brazilian u dëmtua në ndeshjen e Seleção kundër Uruguajit (0-2) në turneun kualifikues për Botërorin 2026. Ish-lojtari i PSG-së ka një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë dhe pas operacinit rikuperimi i tij do të zgjasë të paktën 6 muaj.

Neymar arriti të regjistrojë 5 ndeshje për Al Hilal, në të cilat shënoi 1 gol dhe bëri 3 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll