Sport

Harry Kane ende nuk ka gjetur një shtëpi në Mynih, por ai jeton mes super-luksit në një hotel ku ka shpenzuar një milion paund…

Futbollisti anglez i Bayern Munichut, gruaja e tij dhe katër fëmijët, po qëndrojnë në një suitë hoteli luksoz që kushton 10.000 £ nata.

10 Nëntor 2023, 19:29 Nga DOSJA

Harry Kane ende nuk ka gjetur një shtëpi në Mynih, por ai jeton

GJERMANI - Gushtin e kaluar, Bayern Munich nxorri nga arkat e tij shumën prej 100 milionë eurosh për të blerë nga Tottenham, kapitenin e kombëtares së Anglisë, Harry Kane. 

Sulmuesi i Anglisë u njoftua zyrtarisht më 12 gusht 2023 nga bavarezët dhe u zhvendos me gruan dhe katër fëmijët e tij nga Londra në Mynih. 

Bayern Munich u rezervoi atyre suitën më të mirë në Vier Jahreszeiten Kempinski, i cili është një nga hotelet më të shtrenjtë në Evropë. Pas tre muajsh, familja Kane po qëndron ende në suitën luksoze të hotelit! 

Nata në këtë hotel të veçantë, siç shkruajnë mediat në Angli, kushton 10 mijë paund dhe siç llogarisin ata, deri tani janë shpenzuar 1 milion paund për qëndrimin e familjes Kane! 

Harry Kane ende nuk ka gjetur një shtëpi në Mynih, por ai jeton

Harry Kane ende nuk ka gjetur një shtëpi në Mynih, por ai jeton

I hapur në vitin 1958, hoteli ndodhet në qendër të Mynihut dhe është vetëm 16 minuta nga “Allianz Arena”, shtëpia e Bayern Munich. 

Suita e Kane ndodhet në krahun historik të hotelit dhe ka një mjedis të veçantë për të jetuar. Kompleti përmban dy banja me mermer Carrara, perde mëndafshi, mobilje dizenjuese, gjashtë televizorë dhe një mori objektesh të tjera moderne.

Harry Kane ende nuk ka gjetur një shtëpi në Mynih, por ai jeton

Kane kishte parë një shtëpi ëndrrash me tetë shtretër me vlerë 70.000 £ në muaj në fshatin Grunwald, të quajtur 'Beverly Hills' e Bavarisë, muajin e kaluar, por nuk e ka mbyllur marrëveshjen dhe vazhdon të jetë në gjueti për një shtëpi. 

Kujtojmë se Kane merr nga Bayern Munich shumën prej 415 mijë paund në javë. Anglezi ka shënuar tashmë 15 gola në 10 ndeshje në Bundesligë dhe 4 po aq në Champions League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll