Sport

ZYRTARE/ Villarreal njofton shkarkimin e Pachetas, trajnerit të dytë brenda sezonit...

Pacheta ishte në drejtimin e “nëndetëses së verdhë” spanjole që nga shtatori

10 Nëntor 2023, 19:05 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Villarreal njofton shkarkimin e Pachetas, trajnerit të dytë

SPANJE - José Rojo Martin, i njohur më mirë si Pacheta, është larguar nga drejtimi teknike e Villarrealit, njoftoi klubi spanjol këtë të premte.

Pacheta kishte komanduar “nëndetësen e verdhë” që nga shtatori, domethënë dy muaj më pare. Ai zëvendësoi trajnerin Quique Setién të shkarkuar, i cili e la skuadrën në vendin e 15-të, me tre pikë në katër javë.

Nën komandën e Pacheta, “nëndetësja e verdhë” regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe tre barazime në 12 ndeshje. Aktualisht, Villarreal zë vendin e 13-të në La Liga, me 12 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll