Sport

"Britma" për paqe e Haalandit: “Asnjë fëmijë i pafajshëm nuk meriton të vdesë”…

Erlig Haaland ka postuar në rrjetet sociale një foto me dy fëmijë dhe ka dërguar një mesazh paqeje, në lidhje me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

10 Nëntor 2023, 21:09 Nga DOSJA
"Britma" për paqe e Haalandit: “Asnjë fëmijë

ANGLI - Erling Haaland ka dërguar një mesazh kundër luftës përmes llogarisë së tij personale në Instagram. 

Sulmuesi norvegjez i Manchester City postoi një foto të tij, me dy fëmijë teksa po largohej nga ndeshja e Bournemouth në “Etihad”, poshtë të cilët ka shkruar: 'Asnjë fëmijë i pafajshëm nuk meriton të vdesë', një zemër të thyer dhe hashtag me fjalën ‘Paqe’.

Natyrisht, ky është një mesazh paqësor në lidhje me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe Palestinës, ku gjatë konfliktit fëmijë të panumërt janë plagosur dhe kanë humbur jetën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erling Braut Haaland (@erling.haaland)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll