Sport

VD/ Nottingham i bën një dhuratë speciale mikut të saj 13-vjeçar autik nga Spanja...

Djali i vogël udhëtoi nga Spanja në Angli për t'u pritur nga Nottingham dhe për të takuar heronjtë e tij

10 Nëntor 2023, 20:48 Nga DOSJA
VD/ Nottingham i bën një dhuratë speciale mikut të saj

ANGLI - Ai quhet Jesus dhe është nga Spanja. Djali i vogël spanjol që ka autizëm, është “i dashuruar” me Nottingham Forest dhe kishte ëndërr të takonte lojtarët e tij. 

Nottingham Forest mësoi për Jezusin dhe i bëri një dhuratë shumë të veçantë për ditëlindje.  Skuadra e Premier League, ftoi vogëlushin dhe familjen e tij në Nottingham dhe i priti! 

@officialnffc

Meet Jesús, our 13-year old fan from Spain who loves Forest. We wanted to make his first visit to The City Ground extra special ❤️

♬ original sound - Nottingham Forest

13-vjeçari takoi të gjithë lojtarët, që janë heronjtë e tij. Ai bëri një xhiro në fushë dhe foto para trofeve nga dy Kupat e Kampionëve të Europës, të fituara nga skuadra në vitet '70. 

Madje Jesus pati mundësinë të bëhej edhe maskota e skuadrës dhe të shoqëronte lojtarët teksa hynin në fushë për ndeshjen kundër Aston Villas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll