Sport

Holandezi Bas Dost del nga spitali, por me defibrilator në trup…

Sulmuesi i NEC do të vazhdojë rikuperimin në shtëpi

10 Nëntor 2023, 18:38 Nga DOSJA
Holandezi Bas Dost del nga spitali, por me defibrilator në trup…

HOLANDE - Pothuajse dy javë pas kolapsit që pësoi në fushë, gjatë vizitës së NEC në AZ Alkmaar, Bas Dost pësoi një atak kardiak, ku ndihma e shpejtë e stafit mjekësor i shpëtoi jetën në fushë, për ta dërguar më pas në spital, për një kujdes më të specializuar.

Sulmuesi i NEC u largua nga spitali në Amsterdam, por si masë paraprake iu vendos një defibrilator i brendshëm.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe”, tha ndërkombëtari holandez në një mesazh të publikuar nga NEC.

Bas Dost u diagnostikua me miokardit dhe për këtë tashmë ka bërë të ditur, se do ta ndalojë karrierën si futbollist në fushën e blertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll