Aktualitet

Ushtronte aktivitetin pa liçencë, AKU gjobit dhe konfiskon mallin e subjektit në Korçë

Një evidentim tjetër gjatë kontrollit ishte që një pjesë e konsiderueshme e pijeve alkoolike nuk përmbanin etiketë dhe kishin mungesë të manualit HACCP.

10 Nëntor 2023, 12:01 Nga h.k
Ushtronte aktivitetin pa liçencë, AKU gjobit dhe konfiskon mallin e
Foto nga subjekti

KORÇË-Një aktivitet “prodhim pije alkoolike” është bllokuar dhe gjobitur paraditen e sotme në qytetin e Korçës nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor. Sipas inspektimit rezultoi se subjekti vepronte i papajisur me licencën përkatese.

Nga ana tjetër sipas verifikimeve janë gjetur shkelje ligjore dhe mungesë e kushteve higjeno-sanitare. Një evidentim tjetër gjatë kontrollit ishte që një pjesë e konsiderueshme e pijeve alkoolike nuk përmbanin etiketë dhe kishin mungesë të manualit HACCP. Pas gjobitjes pronarët e subjektit janë marrë në ndjekje penale nga policia dhe Gjykata e Rrethit Korçë

NJOFTIMI I AKU-së:

"Korçë ushtronte aktivitetin pa licencë, AKU bllokon subjektin
Në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzuese, trupa inspektuese e DRAKU Korçë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontroll në një subjekt me aktivitet “prodhim pije alkoolike”, i cili ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.
Gjithashtu nga verifikimi i kontrolleve në subjekt u konstatuan disa shkelje ligjore, pasi subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, produkte të paetiketuara dhe mungesë të manualit HACCP.
Për këto shkelje, trupa inspektuese mori masën urgjente të bllokimit të aktivitetit deri në pajisjen e tij me licencë, gjithashtu janë bllokuar në total 2805 litra pije alkoolike nga të cilat, 1877 litra verë, 537 litra raki rrushi, 351 litra alkool ushqimor dhe 40 litra pije alkoolike. Për të gjitha shkeljet e konstatuara u mor masa administrative “gjobë” në vlerën e 1’450’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve të denoncojnë çdo rast apo tentativë abuzimi pranë numrit të gjelbër 08007575 dhe e-mail [email protected]. Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët."

mbyllet subjekti ne korce

Sondazh

Poll